Pas tensioneve për flamurin e Shqipërisë së Madhe, Kurti takohet me Kovaçevskin

14 Nëntor 2023 | 11:10

Pas një tensionimi të mardhenieve me vizitën në Tetovë, të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku u shfaq dhe flamuri i Shqiperisë së Madhe, Viena  ka bashkuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, dhe homologut të tij kosovar.

Në takimin me Kurtin u rikonfirmuan angazhimet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të thellimit dhe forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore, me fokus bashkëpunimin ekonomik.

Kovaçevski dhe Kurti diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe konfirmuan se integrimi i tregjeve rajonale të energjisë elektrike dhe puna e mëtutjeshme aktive në drejtim të sigurimit të diversifikimit dhe qëndrueshmërisë së burimeve të energjisë është me rëndësi kyçe.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën në rajon, duke iu referuar dialogut Prishtinë-Beograd dhe ranë dakord se çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, që është një kontribut për stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.

Kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues, njofton ekzekutivi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026