“Veriu i nënshtruar”- Analiza e gazetarit: Pse u zgjodh Lezha për emigrantët
Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për marrëveshjen e emigrantëve mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.
Lita tha se zbatimi i kësaj marrëveshje, nëse do të zbatohet, do të kërkojë shumë kohë, pasi duhet të miratohet nga të dy parlamentet në përputhje me kushtetutat e dy vendeve. Ai bëri gjithashtu një analizë se përse është zgjedhur pikërisht Lezha si vend ku do të ndërtohet kampi i emigrantëve.
Sipas gazetarit ka dy arsye për këtë, e para është rikrijimi i një vije emigracioni nga Ballkani, ndërsa e dyta është nënshtrimi më i madh i veriut se zonat jugore, pasi në Lezhë sipas tij, është kryebashkiaku më ultra-socialist se në çdo bashki tjetër.
“Unë mendoj se kjo gjëja do marrë kohën e saj sepse në radhë të parë kjo çështje është sensitive në Itali. Opozita në Itali po i kërkon llogari kryeministres Meloi për këtë dalje eks-territoriale të këtyre qendrave për trajtimine emigrantëve dhe sigurisht ata kundërshtojnë se mund të shkelet ligji ndërkombëtar, konventa për të drejtat e njeriut kushtetuta italiane.
Nëse kalon në parlamentin italian projektligji që ka propozuar zonja Meloni, normalisht që ai projektligj duhet të miratohet nga parlamenti shqiptar sipas kushtetutës. Është proces që kërko kohë dhe unë ngreh pak dyshime se pse është zgjedhur Lezha.
Mendoj se mund të jenë dy gjëra. E para se duan të rikrijojnë vijën e emigracionit nga Ballkani drejt Austrisë, Francës dhe Gjermanisë, duke qenë se Lezha është shumë afër Malit të Zi. çështja tjetër është se ka zgjedhur veriun ku e ka më të nënshtruar se sa jugun. Këto qendra për shkak të afërsisë detare mund të ishin bërë are mirë në Vlorë, Durrës apo në Sarandë, po u zgjodh Shëngjini ku kryebashkiaku është ultra-socialist”,-tha gazetari Lita.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024