Balluku: Koha për bashkëpunim, t’u krijojmë sipërmarrësve aksese në programet e BE
Zëvendës kryeministrja Belina Balluku ishte këtë të martë në panelin për instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale.
Ajo tha se ka ardhur koha që të bashkëpunohet për t’i krijuar mundësinë bizneseve që të aksesojnë fondet e programeve ekonomike të Bashkimit Europian.
“Sot ka ardhur momenti që ne të diskutojmë me njëri-tjetrin dhe të punojmë për ngritjen e infrastrukturës dhe të instrumentave të duhur të cilët do i shërbejnë biznesit për të aksesuar fondet e programeve ekonomike të Bashkimit Europian. Fonde të cilat janë aty, por që fatkeqësisht ne nuk e kemi pasur një infrastrutkturë për të mbështetur e për të udhëhequr sipërmarrësit tanë në këtë proces të ri për Shqipërinë. Ky është momenti për të bashkëpunuar e për t’u krijuar juve mundësinë që të aksesohet të gjitha këto programe, të cilat unë do ia lë Majlindës që t’i detajojë.
Një nga programet që tashmë është i hapur dhe shumë i rëndësishëm është ‘Growth Plan’ që është një paketë prej 6 miliardë eurosh e cila do të aksesohet përmes granteve dhe kredive. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh se një program shumë i rëndësishëm është “Horizont” i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë erosh të cilat përmes konkurencës, projekteve dhe përmes instrumentave të ndryshme mund të aksesohet nga bizenset private për të mbështetur iniciativat e tyre dhe porojektet e tyre në sektorë të ndryshëm”,-tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania