English

“33 shkolla të reja”- Rama nga Pogradeci: Do të vijojmë të rrisim pagat e mësuesve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Pogradec u ndal për të parë nga afër ambientet e dy shkollave të reja, që sipas tij janë investim i qeverisë në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për shkollat 9-vjecare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 engjëjt”, të cilat sipas tij, kanë ndryshuar tërësisht cilësinë e mësimdhënies për 440 nxënës të qytetit të Pogradecit.

I shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kryeministri u ndal në disa nga klasat si dhe ambientet sportive të shkollave.

“Praktikisht investimet në të gjithë vendin përsa i përket rehabilitimit, përsa i përket ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave janë në fokus të programit të buxhetit 2024. Në ciklin e investimeve 2023 – 2024 do të ndërtojmë 33 objekte shkollore, duke përfshirë këtu edhe palestra dhe terrene sportive”, – u shpreh ministrja Manastirliu.

Sipas burimeve nga Kryeministria, investimet në shkolla kanë bërë të mundur një riorganizim më të mirë të ambienteve duke përfituar kështu hapësira për laboratorë shkencore si dhe për të instaluar “smat lab”. Gjithashtu zgjerimi i kapaciteteve pritëse ka garantuar kthimin e mësimit nga dy turne në një turn.

“Sfida është që në këto dy vite edhe shkollat të cilat janë në Pogradec dhe ku praktikisht fëmijët nuk vinin në këtë shkollë, por shkonin në shkollat e qytetit, tani mundet të vinë këtu dhe kështu që redukton mësimin me dy turne që është një tjetër objektiv i yni”, – nënvizoi ministrja e Arsimit dhe Sporteve.

Kryeministri Rama nga ana e tij e vuri theksin tek rritja e pagave që do të bëhet për mësuesit me buxhetin e vitit 2024.

“Do të vijojmë t’i rrisim pagat përsëri”, theksoi kryeministri Rama teksa bisedoi me disa nga mësuesit e shkollave.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?