Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Vuçiç takim me Lajçak në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar ditën e sotme me përfaqësuesin special të Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Sipas mediave të huaja, Lajçak më herët gjatë ditës së sotme është takuar me drejtorin e të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.
Javën e kaluar, Lajçak ishte në Prishtinë, ku theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte vendosja e themeleve për takimin e ardhshëm të negociatorëve kryesorë, i cili ishte paralajmëruar për 16 nëntor.
Kujtojmë se faktori ndërkombëtar kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të bënte të mundur normalizimin e marrëdhënieve dhe hapjen e rrugës për integrimin e tyre në BE.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 14:50 8 shtete anëtare kundërshtojnë hapjen e grupit të ardhshëm të pranimit të Serbisë në BE
- 14:41 Trump ndryshon mendim, u thotë udhëheqësve të NATO-s se dëshiron ta mbajë SHBA-në në aleancë
- 14:22 SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit që nga viti 1979
- 14:09 Paralajmërimi i Polonisë për Putinin: E dimë çfarë po bën, mos e bëj
- 13:56 Procesioni mortor i Khameneit kalon në Irak, mijëra persona marrin pjesë
- 13:40 4 aleatë të NATO-s do të porosisin raketa mbrojtëse ajrore nga prodhuesi amerikan për të mbështetur Ukrainën