Sot në Tiranë, takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian
Këtë të premte mbahet në Tiranë ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytetin shqiptar.
Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në këtë takim do të marrin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.
Takimi do të ndahet në 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
AXHENDA:
9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve
9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I
10:45 Sesioni II
12:20 Mbyllja e takimit
12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.
Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:
Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),
Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)
Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,
Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)
Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)
Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime