KQZ nuk shkarkoi kryebashkiakun e Kuçovës, Maliqi: Turp, jeni bandita të shtetit

14 Nëntor 2023 | 12:49

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka reaguar ashpër pas vendimit të KQZ për të mos ndërprerë mandatin e kryebashkiakut aktual të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, pasi Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ai ishte dënuar nga një Gjykatë në Greqi.

Teksa ishte i pranishëm në KQZ në momentin e dhënies në vendimit nga kryekomisioneri Celibashi, Maliqi tha se vendimi ishte i turpshëm dhe skandaloz.

Duke e quajtur shtetin shqiptar si “bandit”, ai shtoi se ka ardhur kohë që të gjithë të largohen nga vendi.

“Po tani që ua pruri Prokuroria e Përgjithshme provën, ça do bëni ju? Po në 2017 që e dëbuan ata, ça do bëni ju? Po pse kështu e edukon ti vajzën tënde e unë vajzën time? Meqënëse kanë mbaruar të dyja drejtësi kriminale europiane. Turp, skandal, bandita të shtetit, turp i madh, na ruhet që kemi mbaruar me dhjeta procedurë penale, të largohemi të gjithë nga Shqipëria”, është shprehur Maliqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026