Gara për “Këpucën e artë”, Ronaldo në treshen e golashënuesve. Kush kryeson listën
Mosha nuk është një problem për Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse 38-vjecar garon për këpucën e artë të këtij viti. Aktualisht në krye qëndron Erling Haaland, me norvegjezin që ka shënuar më tepër se të gjithë, plot 48 gola. 23-vjecari po shkëlqen me Manchester Cityn duke u kthyer në një lider për ekipin e Guardiolës, teksa në sezonin 23-24 ka shënuar 13 herë në Premier League. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, bomberi Viking regjistroi 36 gola.
Pas tij me vetëm një gol më pak, renditet sulmuesi bavarez Harry Kane. Britaniku është një makineri golash në Bundesligë, por i tillë ka qenë dhe tek Tottenham, aty ku luajti gjysmën e parë të vitit. 30-vjecari ka shënuar 47 gola këtë vit, edhe pse mbeten dhe 38 ditë në dispozicion për çdo futbollist. Vendi i tretë i takon Cristiano Ronaldos, i cili po shkëlqen në Arabinë Saudite, jo vetëm sa i përket influencës por edhe në fushë. 45 gola numëron gjatë këtij viti 38-vjecari portugez duke lënë pas emra të mëdhenj si Mbappe, Osimhen, Leëandoëski apo Martinez.
Në 31 dhjetor do të mbyllet koha për secilin futbollist, ku do të zgjidhet shënuesi më i mirë i vitit, për të rrëmbyer më pas trofeun individual.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet