Ish-prokurori Muçi: Si u fuqizua krimi shqiptar në nivelet më të larta në Europē
Ish- prokurori Besnik Muçi ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka folur për mënyrën se si krimi i organizuar shqiptar, arriti në nivelet më të lartë në Europë.
Ai tha se nisja e krimit ka filluar të ngrohet që në vitet e para të demokarcisë ku shumë shqiptarë u larguan nga vendi, por sipas ish-prokurorit, strukturat e krimit të organizuar shqiptar kanë nisur në vitet 2000, ndërsa kanë arritur nivele shumë të larta pas viteve 2010-2013.
“Pas viteve 2010-2013 pati një ekspansion shumë të gjerë të krimit të organizuar shqiptar në Europë që erdhi pas vitit 2000, pas vitit ’97, pas ’90 ishin krimet ordinere, pas ‘97-2000 filloi krimi i organizuar të strukturohej.
Më vonë krimi i organizuar shqiptar filloi të ngrihej në nivele të larta dhe filloi të merrej jo vetëm me shpërndarjen, por aty kontrollonte trafikun nga origjina deri në destinacion e më pas edhe shpërndarjen. Autoritetet shqiptare kishin marrë shumë letërporosi nga autoritetet gjermane, belge, italiane, spanjolle. Ajo që mua më bëri shumë përshtypje ishte kapja e 730 kilogram lëndë kokainë në portin tonë. Ishte përtej çdo parashikimi”,-tha ish-prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin