Dhunimi i të miturve, Sinaj: Në kopshte duhet 1 edukatore për 7 fëmijë, jo për 25
Logopedja Gentiana Sinaj është shprehur se në kopshtet publike shqiptare ka një edukatore për 25-30 fëmijë, në një kohë që sipas saj, sipas rregullit, lejohet një edukatore për 7 fëmijë.
Komentet Sinaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se për edukatoret duhet të ketë trajnim të detyruar, përpara se të nisin punën.
Kujtojmë se ditët e fundit janë publikuar disa raste të dhunës në kopshte ndaj fëmijëve, ku rasti i fundit ishte ndaj një 5 vjeçari autik në Elbasan.
“Janë emancipuar më tepër fëmijët, bëhen më tepër publike si raste. Përsa i trajnimit nuk duhet të jetë privat. Sistemi i trajnimit duket të jetë detyrim. Pra para nisjes së ciklit mësimor, stafi duhet të trajnohet për 3 muaj dhe pastaj të nisë.
Kur unë flas për trajnim e kam shumë të qartë. Flas për trajnim edukatoresh të mirëfillta. Trajnime të vazhdueshme. Një edukatore duhet të jetë për 6-7 persona. Rasti i edukatoreve duhet të jetë 1 me 12. Por në shtet ka një edukatore për 25 persona ose 30”, është shprehur Sinaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:04 Rama për protestën: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin
- 12:55 Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren, Peleshi ndërpret tre herë seancën pas tensioneve në Kuvend
- 12:40 Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
- 12:40 Policia zbulon armë në një banesë në Allgjatë të Vaqarrit, pranga 43-vjeçarit
- 12:39 Zelensky pas zjarrit në rafineri: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska
- 12:15 Kremlini: Trump ‘i ndikuar nga ide të dëmshme’ në samitin e G7-ës