Deklaratat e forta të Erdogan, gazetari izraelit: Bën sikur i dhimbsen palestinezët
Gazetari nga Tel Avivi, Attila Somfavli ishte këtë të enjte në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e presidentit turk Erdogan. I cili është shprehur se Hamasi nuk është një organizatë terroristë, por ata janë politikanë që duan të mirën e vendit të tyre.
Sipas gazetarit këto deklarata nuk janë të habitshme të ardhura nga presidenti Turk, pasi ai gjithnjë ka mbajtur anën e Hamasit. Ai tha se subjekti politik i Hamasit nuk mund të ndahet nga subjekti terrorist pasi ata janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se kur tentuan të ndanin terroristët nga Hamasi gjithçka që panë ishte një masakër me gra dhe fëmijë.
“Epo ai është Erdogani. Ne nuk tronditemi nga deklaratat e tij. Sa herë ka pasur konfrontim në Gaza ai ka mbajtur anën e Hamasit, kjo ka ndodhur në të kaluarën. Por pati një pajtim dy vite më parë, por ne nuk jemi të habitur nga Erdogan.
Në të vërtet nuk mund ta ndash fraksionin politik dhe fraksionin terrorist të Hamasit. Ne jemi përpjekur me vite që të shikojmë subjektet politike të Hamasit, por ata janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin dhe nuk mund të ndahen.
Kjo është vetëm një narrativë për të treguar se Erdoganit i dhimbset populli palestinez. Kjo nuk ka kuptim. Sa i përket Hamasit jemi përpjekur ndër vite ta verifikojmë por ajo që pamë ishte një masakër me gra dhe fëmijë”,-tha gazetai Attila Somfavli.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
- 00:15 Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
- 22:27 “Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!
- 22:15 “Ramës ja uruan ditëlindjen protestuesit!”Briseida Çakërri: Duket protestë paqësore edhe pse thanë se do eskalojë
- 22:08 Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
- 21:54 Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:44 Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij