Dorëshkrimi i Parë i William Shakespeare së shpejti në ankand
Një libër i rrallë i vitit 1623, i cili bashkon veprat e William Shakespeare do të dalë për herë të parë në ankand në prill të këtij viti.
Libri, i quajtur “Komedi, Histori dhe Tragjedi”, pritet të shitet midis 4 dhe 6 milion dollarë.
I njohur gjerësisht si Dorëshkrimi i Parë, është një prej gjashtë kopjeve të njohura të plota të cilat zotëroheshin nga duar private.

“Ishte në duart e një studiuesi të madh të Shekspirit të Shekullit XVIII, Edmund Malone. Dhe ka një letër që tregon sesi ka mbijetuar libri gjithashtu dëshmon për pastërtinë dhe tërësinë e tij. Kështu që ne e dimë, nga përllogaritja, 200 vjet më parë ajo vlerësohej për gjendjen e saj dhe kjo është diçka që e veçon nga çdo kopje tjetër”, thotë Margaret Ford, koleksioniste e librave të ankandit.

Dorëshkrimi i Parë përmban 36 shfaqjet e Shekspirit, përfshirë disa që nuk janë botuar kurrë më parë dhe mund të kishin humbur nëse nuk do të ishin pjesë e tij, të tilla si “Macbeth”, “The Tempest” dhe “As You Like It”. Libri u përpilua nga miqtë e shkrimtarit pas vdekjes së tij.
Kopja që do të dalë në shitje do të shfaqet në turne, duke filluar nga e hëna e 13 janarit në Londër, përpara se të niset për në New York, Hong Kong dhe Pekin. Libri do të hidhet në ankand në 24 Prill në New York.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 13:31 Andy Burnham emërohet kryeministër i Britanisë së Madhe
- 13:28 Gjyqi “Partizani”, dëshmia e Urim Mujës: S’kam qenë ndonjëherë te ish klubi, nuk e di ku ndodhet
- 13:09 “Prej 10 vitesh flitet për ligjin e investimeve strategjike”, Tabaku: Kemi kërkuar vazhdimisht pezullimin e tij
- 13:08 Environmental Performance Index 2026, Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor, progres i madh në 10 vite
- 13:01 Keir Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas takimit me Mbreti Charles III
- 12:55 Temperaturat e larta, dy vatra zjarri në Prrenjas. Zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)