Gazetari zbulon planin e presidentit turk: Çfarë po kërkon Erdogan nga Izraeli

16 Nëntor 2023 | 12:48

Gazetari Sokol Brahja ishte i ftuar këtë të enjte në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka komentuar deklaratat e forta të presidentit turk.

Ai tha se Erdogani çdo ditë e më shumë duket se po ashpërson tonet kundër qeverisë së Tel Avivit, ndërsa po rrit tonet pro Hamasit politik.

Gazetari Brahja tha se Erdogan do të ushtrojë ndikimin e tij në arritjen e një armëpushimi në rripin e Gazës, por duket se tonet e ashpra nuk kanë ende atë efekt.

“Në fakt Erdogani çdo ditë e më shumë po ashpërson tonet e tij kundër qeverisë së Tel Avivit, në të njëjtën kohë, po rrit tonet pro Hamasit politik dhe jo atij  terrorist. Erdogani në fjalimet e tij, ka tone shumë të ashpra. Ndikimi i Erdoganit për të ulur në ta volinë dhe për të bërë një armëpushim të gjatë duket se nuk është shumë i fortë.

Erdogani nesër do të shkojë në Berlin dhe do të ketë edhe takimin kryesor. Ai vazhdimisht i rrit tonet para se të shkojë në takime ndërkombëtare, këto tone janë shumë të ashpra dhe mediat turke i përkrahin këto fjalime”,-tha gazetari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026

Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë

Në një lidhje live për Euronews Albania, meteorologu Hakil Osmani bëri parashikimin e motit, ku u shpreh se edhe kjo javë do të jetë nën...
10:32 | 29/06/2026

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026