“Nesër kemi një finale”, Silvinjo flet në prag të sfidës me Moldavinë
Trajneri i Kombëtares kuqezi, Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
Silvinjo e cilësoi sfidën e nesërme një finale, nga e cila nuk pranojnë një barazim, edhe pse siç tha ekipi mund të përballet edhe me surpriza.
“E dimë se kemi një finale dhe një ndeshje të rëndësishme. Lojtarët e reflektojnë seriozitetin dhe janë të ndërgjegjshëm që nuk ka mbaruar asgjë për kualifikimin. Kemi bërë një ndeshje të mirë në shtëpi me Çekinë. Jemi përgatitur dhe nuk ka ndryshim në forcën tonë. Luajmë ndaj Moldavisë, një ekip i fortë, shumë cilësor me lojtarë të mirë dhe fizikë, dhe shumë e vështirë në shtëpinë e saj”, tha Silvinjo.
Silvinjo vlerësoi Moldavinë për performancën e dhënë në këto kualifikuese dhe theksoi se asnjë nga ekipet nuk futet në fushë për barazim.
“Luajmë ndaj Moldavisë ekip i fortë që nuk ka humbur ndeshje në shtëpi. Asnjë nga ekipet nuk futet për barazim. Nuk mendoj për atë që do të ndodhë në të ardhmen, përveç ndeshjes me Moldavinë. Nuk mendoj se do të ketë një ndryshim strategjie. Kemi një skuadër të fortë me goditjet standarde. Kemi lojtarë të shpejtë dhe cilësorë dhe të fortë në kundërsulme. Duhet të jemi të kujdesshëm për kundërshtarin që kemi përballë. E dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe mendojmë 100% për Moldavinë. Kemi bërë një rrugëtim të mirë deri më tani, por duhet të mendojmë për ndeshjen e nesërme”, tha Silvinjo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset