Kombëtarja kuqezi mbërrin në Moldavi, gati përballja vendimtare
Futbollistët e grumbulluar nga trajneri Sylvinho së bashku me stafin drejtues të kombëtares shqiptare kanë mbërritur në Moldavi në prag të sfidës së 17 nëntorit. Ekipi është nisur prej orës 9 të mëngjesit për të mbërritur në Kishinau rreth mesditës, ndërsa janë akomoduar në një prej hoteleve në afërsi të stadiumit ku dhe do të luhet përballja.
FSHF bën me dije se grupi është i plotë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen kualifikuese, mes tyre dhe mbrojtësi Jon Mersinaj. Ky i fundit zëvendësoi Ajetin e dëmtuar, teksa lajme të mira vijnë dhe për Asllanin, i cili pritet ta nisë si titullar.
Forma e Shqipërisë është shumë e mirë dhe atmosfera në grup pozitive, ndërsa synim është marrja e 6 pikëve në dy sfidat e mbetura. Kujtojmë se një barazim në Kishinau me moldavët do ta kualifikonte menjëherë, por edhe kundërshtari ynë ka të njëjtin objektiv. Trajneri i Moldavisë dhe kreu i Federatës së Futbollit kanë bërë me dije se asgjë nuk do të jetë e lehtë për kuqezinjtë, madje duke premtuar fitore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjet e Euro 2024, lihet jashtë Broja
- Përplasje me Brojën? Flet Silvinjo, tregon përgatitjet për ndeshjen me Bullgarinë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë