Muaji i kinemasë evropiane, prodhimet e kontinentit të vjetër në 1200 salla

16 Nëntor 2023 | 17:32

“Muaji i Kinemasë Evropiane” ka nisur të mbahet në gjithë Evropën. Mbi 70 kinema kanë bashkuar forcat me Akademinë Evropiane të Kinemasë dhe platformën “Mubi” për të shfaqur filmat.

Në Lion, kinemaja e Komedisë, një shtëpi legjendare arti dhe më e vjetra në qytet, po merr pjesë në këtë event duke u kthyer në një pikë takimi për publikun.

“Në ‘Muajin e Kinemasë Evropiane” ne kemi zgjedhur të jemi pjesë e këtij eventi që do të celebrojë diversitetin e kësaj kinemaje. Ne kemi programuar takime të ndryshme dhe një audiencë e re në moshë do të jetë për filmin “Mbretëria e Kensuke”, sepse është me rëndësi që ne të shfaqim edhe filma vizatimorë për të rinjtë. Në plan kemi edhe filmin “Unë, Kapiteni” të regjisorit Matteo Garrone”, thotë Coline David, nëndrejtoreshë, Kinemaja e Komedisë, Lion.

Animacion, dokumentarë, ‘fiction’ dhe të gjitha zhanret e kinemasë evropiane janë të pranishme. Mes filmave është edhe “Mbretëria e Kensuke”, një prodhim i realizuar bashkë mes Britanisë, Francës dhe Luksemburgut. Ai tregon historinë e Mishel, një 11-vjeçar që përfundon në një ishull të shkretë.

“Muaji i Kinemasë Evropiane” mbështetet gjithashtu nga “Europa Cinemas”, një rrjet kinemash që mbështet prodhimet kinematografike të kontinentit të vjetër gjatë gjithë vitit.

“Kinemaja e Komedisë është bashkuar me ‘Europa Cinemas’, që do të thotë se do të shfaqim mbi 20% të filmave evropianë përgjatë vitit. Ky është pikërisht objektivi ynë dhe për këtë po punojmë. Ne duam ta bëjmë këtë sepse na lejon të ofrojmë një diversitet filmash për publikun, gjithmonë me idenë për t’iu sjellë njerëzve atë që nuk e shohin në ekran”, shprehet David.

Rreth 40 vende në Evropë, 750 qytete dhe 1.200 kinema janë anëtare të shoqatës “Europa Cinemas”. Filmi “Unë, Kapiteni”, i prezantuar në Venecia, tregon udhëtimin e dy djemve afrikanë drejt ëndrrës evropiane.

“Muaji i Kinemasë Evropiane” zgjat deri më 9 dhjetor, data e shpërndarjes së çmimeve, që do të shkojnë për prodhimet më të mira të vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026