“Vrasësit e hënës së luleve” në kinema

23 Tetor 2023 | 19:32

Filmi më i fundit i Martin Scorcese, “Killers of the Flower Moon”, është pritur me komente pozitive që nga regjia deri tek aktrimi.

Historia e përshtatur nga romani me të njëjtin emër i David Grann mban lojën e shkëlqyer të Leonardo DiCaprio në rolin e veteranit të Luftës së Parë Botërore Ernest Burkhart, Lily Gladstone si gruaja e tij Mollie Kyle, dhe Robert De Niro i cili luan xhaxhain e Burkhart, William K Hale.

“Vrasësit e Hënës së Luleve” rrëfen një histori tmerri të mbushur me mashtrime dhe vdekje në Oklahoma në vitet 1920. Pasi u zbulua se një sasi e madhe nafte gjendej brenda tokës që i përkiste popullit Osage, një biznesmen i bardhë dhe i vetëshpallur “mik i vërtetë” i fisit orkestroi vrasjet brutale që u njohën si “Mbretërimi i Terrorit”.

Bazuar në një histori të vërtetë, e treguar përmes romancës së pamundur të Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone, “Killers of the Flower Moon” është një sagë epike e krimit perëndimor, ku dashuria e vërtetë kryqëzon rrugët me tradhtinë.

Martin Scorsese ka takuar gjithashtu pasardhësit e fisit OsageOklahomas për të siguruar që filmi përshkruan me saktësi “Mbretërimin e Terrorit”.

Kryevepra e Martin Scorsese synon jo thjesht të tregojë historinë, por të zgjojë një konfrontim kolektiv mbi vrasjen e racializuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026