Raportohen të zhdukur 3 persona në juglindje, 2 gra dhe një 65-vjeçar

17 Nëntor 2023 | 13:35

Tre persona në juglindje të vendit raportohet se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Sipas policisë të zhdukur janë raportuar 2 gra dhe një 65-vjeçar. Rastet raportohet se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin.

Rasti i parë është shënuar në fshatin Memëlisht, ku bashkëshorti ka kallëzuar në polici largimin nga banesa të gruas së tij 38-vjeçare.

“Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi N. H., 43 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. H., 38 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Kallëzimi i dytë është regjistruar në policinë e Korçës, ku një 40-vjeçare, banuese në Skoci, ka denoncuar humbjen e kontakteve me të atin.

“Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja M. T., 40 vjeçe, rezidente në Skoci, e cila ka kallëzuar se që prej muajit nëntor 2022, ka humbur kontaktet me babanë e saj, shtetasin  T. T., 65 vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë. Po punohet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që rasti i tretë u shënua në fshatin Vranisht të Devollit, ku një 52-vjeçare denoncoi largimin nga banesa të mamasë së saj 80-vjeçare.

“Më datë 16.11.2023, në Komisariatin e Policisë Devoll, është paraqitur shtetasja H. T., 52 vjeçe, banuese në fshatin Vranisht, Devoll, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa nëna e saj, shtetasja Z. H., 80 vjeçe, banuese në fshatin Pilur, Devoll. Po punohet për gjetjen e saj”, nënvizon policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026