“Fasulja, 600 lekë”-Meta paralajmëron rritjen e çmimeve për produktet bujqësore

17 Nëntor 2023 | 14:06

Kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar rritjen e mëtejshme të çmimeve të produkteve bujqësore gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo sipas tij, për shkak të problematikave të shumta që ka ky sektor.

Komentet Meta i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se sipas INSTAT gjatë gjysmës ë parë të këtij viti ka pasur një rritje me 11 % të produkteve ushqimore, ku sipas tij, një kilogram fasule ka shkuar 600 lekë të reja dhe një litër vaji ulliri 1 mijë lekë të reja.

Ai kritikoi mënyrën e miratimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të buxhetit prej 7 miliardë eurosh për 20 minuta gjatë një mbledhjeje online.

“Dje Komisioni i Ekonomisë miratoi online në 22 minuta paketën e re fiskale dhe buxhetin e rim bi 7 miliardë euro. Paketa fiskale e re do të ketë vetëm efekte negative në ekonomi, sepse rrit bazën fiskale. I jepet një goditje shumë e fortë profesionistëve. Ky buxhet siç e kemi theksuar ul shpenzimet sociale. Fondi për rritjen e pensioneve do të jetë 2.1 %. Asnjë fond nuk parashikohet për mbështetjen e shtresave më të varfra. Shpenzimet për PPP-të do të rriten me 10 %, në një kohë që shumica e tyre janë nën hetim.

Do të theksoja financimin e Bujqësisë që është skandaloz, pasi përkeqësohen duke u tkurrur nga 0.7 % në 0.6 %. Dua të nënvizoj edhe rrezikun ndaj financave të konsumatorëve shqiptarë, që përbën rritja dyshifrore e çmimeve bujqësore. Këto janë në qendër të shqetësimeve të shtresave në nevojë. Ekspertët thonë se kjo rritje do të vijojë.

Vendi po përballet mungesë të fuqisë punëtore dhe problem të tjera. Në periudhën janar gusht 2023, ushqimet u rritën me 11 %, aq sa edhe produktet më bazike kanë pësuar rritje shumë të fortë, si fasulja deri në 600 lekë të reja, apo dyfishimi i vajit të ullirit deri në 1 mijë lekë të reja. Kemi të bëjmë me zhvlerëzimin e euros. Euro për 15 ditë vijon të jetë në pozita zhvlerësuese. Rritja e çmimeve pritet të jetë edhe më kritike në muajt në vijim.

Nuk është opozita që ka bllokuar Parlamentin, por qeveria që e ka kapur dhe shndërruar në një noter dhe opozita po lufton që Parlamenti të zhbllokohet. Ju e ndoqët edhe raportin e KE-së që fliste për raportin e Parlamentit me qeverinë, për kapjen që qeveria i ka bërë Parlamentit”, është shprehur mes të tjerash Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026