Autoritetet kryejnë bastisje në veri të Kosovës

18 Nëntor 2023 | 11:45

Prokuroria Speciale e Kosovës po kryen aksion me Doganat e Kosovës në veri të Kosovës, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, aksioni është duke u zhvilluar në komunat në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe –duke shtuar se aktualisht nuk ka informacione për të arrestuar, por detaje do t’i japin pas përfundimit të aksionit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një aksion për veprat penale kundër korrupsionit, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se në veri të Mitrovicës ka përfunduar aksioni.

“Kemi asistuar Doganën [e Kosovës] sot në bastisje në veri të Mitrovicës. Operacioni ka përfunduar”, tha shkurt Elshani.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë aksion në Doganat e Kosovës për të luftuar veprat penale që lidhen me marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare.

Në mars të vitit 2022, ishin arrestuar dhjetëra policë dhe doganierë nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Aksioni atëbotë ishte kryer në Gjakovë dhe Prizren dhe zyrtarët e arrestuar ishin dyshuar për pjesëmarrje në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026