Deputetja e PD: Qeveria ka censuruar me arrogancë, na janë hequr të drejtat
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti akuzoi qeverinë se me arrogancë po heq të drejtat e opozitës.
Ajo tha se nuk kanë bërë propozime për projektbuxhetin e vitit 2024 pikërisht prej kaosit të krijuar në Kuvend. Sipas Kotit, mënyra se si u zhvillua seanca është komplet në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.
“Janë kryer diskutimet online pa një vendim të kryetares së Kuvendit, i cili merret në konferencën e kryetarëve në situata të jashtëzakonshme ose kur ka situata lufte apo pandemie, ne nuk jemi në asnjë nga këto kushte. Madje data 1 nëntor ka qenë dita e parë e fillimit të diskutimit në komision të Ekonomisë ku ne kemi qenë prezentë bashkë me kolegët atë ditë atje dhe në momentin që Partia Socialiste e ka parë që ne kemi qenë prezent të gjithë në sallë, të ulur në karriget tona, shumë korrekt, në pozicionin tonë si deputet, është anuluar mbledhja dhe është thirrur më pas mbledhja online,” – u shpreh Koti.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West