GJKKO i caktoi masë sigurie, reagon për herë të parë Ilir Beqaj
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për hetë të parë pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i caktoi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për koncesionin e sterilizimit.
Atij nuk i lejohet të largohet nga territori i Shqipërisë dhe duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore.
Përmes një postimi në facebook, Beqaj, bën me dije se edhe pse ka rezerva proceduriale mbi dhënien e masës së sigurisë, nuk do ta apelojë atë. Ai shton se do të vendoset në dispozicion të drejtësisë për zbardhjen sa më parë të së vërtetës.
Beqaj thekson se procesi i sterilizimit për të cilin akuzohet ka qenë i domosdoshëm për shëndetësinë dhe shton se në fund të procesit emri i tij do të pastrohet nga akuzat e pabazuara.
Ai njofton gjithashtu se ka dhënë dorëqeqjen nga drejtimi i i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës