Historia e Shqipërisë në 61 vepra, ekspozita në Sarandë me përjetimet e shoqërisë  

18 Nëntor 2023 | 17:34

61 vepra të piktorëve dhe skulptorëve vendas, që tregojnë historinë e shoqërisë shqiptare në mënyrë kronologjike, po shfaqen për publikun në galerinë e artit në Sarandë.

Veprat u përkasin rreth 60 autorëve, nga Saranda dhe jo vetëm.

“Sot janë të ekspozuara 61 vepra ku janë vepra peizazhe, portrete me ngjyra vaji, akuarel, materiale të forta , skulpture, gur…”, thotë Lefter Çeko.

Tematika e veprave të punuara në tablo apo skulptura janë përjetimet e shoqërisë shqiptare në periudha të ndryshme kohore.

Ekspozita që ka pasur interes të lartë nga publiku do të vazhdojë të qëndrojë e hapur deri në datën 23 nëntor.

“Pra, që të gjitha tregojnë jetën, psikologjinë e asaj kohe, pra janë ekspozitë që shfleton historinë ë asaj periudhe në mënyrë konvencionale të dukshme nëpërmjet ngjyrave, pasteleve… Kjo ekspozitë vazhdon të jetë deri në datën 23 dhe pastaj ne do të kemi një tjetër ekspozitë që na vjen nga fondi i galerisë kombëtare”, tregon Çeko.

Kjo ekspozitë, me në fokus shoqërinë dhe autorët shqiptar, do të pasohet nga një tjetër ekspozitë me motive kombëtare, në kuadër të muajit të Pavarësisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026