Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, policia shpall në kërkim 4 persona

19 Shkurt 2021 | 09:54

Policia ka identifikuar 4 autorët e dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt në qytetin e Fierit.

Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Silvio Cara dyshohet se janë vrarës me pagesë të cilët në bashkëpunim ekzekutuan me armë zjarri 42-vjeçarin në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”.

Për të 4 personat Gjykata e Fierit ka vendosur në mungesë masën “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë policia e Fierit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, uniformat blu janë duke vijuar punën për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Lexoni gjithashtu:

Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fier, dyshohet për hakmarrje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026