Behar Bajri i penduar i drejtësisë? Fatjon Softa: Do të zbardheshin shumë krime
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur për kapjen dhe ekstradimin e Behar Bajrit.
Ai tha se shpresohet që Behar Bajri të kthehet në të penduar të drejtësisë, pasi kjo gjë do të ndihmonte në zbardhjen e shumë krimeve.
“Tashmë ka fakte të cilat sot me tepër se kurrë e vënë atë përballë gjykatës kundër krimit të organizuar, për shkak të grupit të strukturuar kriminal, aktiviteti të vrasjeve edhe me struktura të tjera. Ne shpresojmë jo vetëm dënimin e tij, por më shumë se kaq, pasi nëse ai kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë mund të zbulohet shumë.
Është shumë e vështirë për shkak të karakterit të tij, që të kthehet në të penduar të drejtësisë. Megjithatë në momente të caktuara personat mund të “thyhen” për shumë arsye dhe mund të bashkëpunojë për të rrëfyer një pjesë të krimeve, jo vetëm për të identifikuar krime, por edhe për të identifikuar e për të zmadhuar rrethin e hetimeve për ngjarje ende të pazbardhura”,-tha eksperti Softa.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta