Moti i paqëndrueshëm! Si do të jenë temperaturat këtë javë
Meteorologu Hakil Osmani tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se kjo javë do të ketë mot të paqëndrueshëm dhe temperatura të ulëta.
Përveç të hënës që do të jetë me diell, pjesa tjetër e javës pritet të ketë zhvillim të vranësirave, reshje shiu dhe dëborë në zonat verilindore.
Ndërkohë vranësirat më të shumta do të jenë në ultësirën perëndimore, që herë pas here do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe.
Ajo që do të vihet re gjatë kësaj jave do të jetë një rritje e temperaturave.
“Pjesa e dytë e javës do të sjellë sërish rënie të temperaturave duke bërë që maksimumet të zbresin rreth vlerave 16-17 gradë Celcius, në qytetet e zonave malore në 0 apo 1 gradë Celcius duke bërë që të kemi sërish shfaqje të flokëve të dëborës në pjesën e dytë të javës, duke përfshirë këtu edhe fundjavën. Sigurisht, reshjet e dëborës do të fokusohen në zonat malore, por pjesa tjetër e territorit shqiptar pritet të ketë vetëm reshje shiu, pasi ultësira perëndimore në orët e para të mëngjesit vlerat minimale pritet t’i ketë nga 5-10 gradë Celcius, ndërsa maksimumet variojnë nga 14-17 gradë Celcius gjatë kësaj jave,” – u shpreh Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:24 Policia vijon shoqërimet e 4 protestuesve të tjerë, tensionohet situata jashtë Kuvendit
- 14:17 Rama ndan pamjet nga punimet: Rruga “Adria” po shndërrohet në rrugë më të sigurt dhe më bashkëkohore
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës