Panelet diellore, qeveria rihap thirrjen për qytetarët: Paguajmë 70% të vlerës
2000 qytetarë mund të përfitojnë panele diellore për ngrohje uji me cmim të ulët. Qeveria planifikon të rihapë aplikimet në vitin 2024, duke paguar 70% të kostos.
Qeveria do të ndihmojë 2000 familje, të cilat do të vendosin panele diellore në banesat e tyre. Ky angazhim është pjesë e programit të ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, e cila paguan më shumë se gjysmën e vlerës së panelit që instalohet e që shërben për ngrohjen e ujit.
Nisma është pjesë e programit buxhetor të vitit 2024 dhe si e tillë ende nuk është bërë aktive, por e njëjta politikë u ndërmor edhe vitin e kaluar.
Interesi ka qenë i madh vitin e kaluar, teksa një panel i tillë ul ndjeshëm kostot në faturën e energjisë elektrike.
Kujtojmë se aplikimet vitin e kaluar u bënë përmes faqes eficenca.al, dhe për të fituar pajisjen, kërkoheshin dokumente të tillë, si certifikata, libreza e energjisë elektrike e hipoteka.
Paneli diellor shitet rreth 140 mijë lekë në treg, por qytetari ka paguar 42 mijë lekëm ndërsa pjesa tjetër eshte mbuluar nga qeveria për njërën nga 7 kompanitë e licencuara për shërbimin.
Për vitin 2024 nuk ka ende një datë për hapjen dhe mbylljen e aplikimeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në