Atmosferë elektrizuese në Air Albania pas kualifikimit, shpërthen festa në Tiranë
Kombëtarja shqiptare e futbollit shënoi një kalim historik për në kampionatin historik që pritet të mbahet në Gjermani. Edhe pse barazoi në ndeshjen e fundin përballë një ekipi modest si Ishujt Faroe, kuqezinjtë arritën të mbanin kreun e grupit.
Në vend të dytë u renditën çekët, të cilët edhe pse kishin pikë të barabarta me Shqipërinë, kishin një rezultat negativ në përballje direkte. Menjëherë pasi arbitri ka sinjalizuar fundin e ndeshjes festa ka pushtuar jo vetëm stadiumin por gjithë qytetin e Tiranës. Në sheshin Skënderbej sportdashësit festuan me këngë e valle nën dritat e fishekzjarreve.
Një numër i madh makinash veshur me flamur kuqezi pushtuan rrugët, ku me brohori e bori makinash qytetarët festuan suksesin historik.
Ndërkohë në Air Albania është organizuar një festë e madhe me rastin e kualifikimit të Kombëtares kuq e zi në Evropian me fishekzjarre dhe fjalime të trajnerit Silvinjo dhe lojtarëve të Kombëtares.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet