“Festuam deri në orën 4” – Fizioterapisti i Kombëtares nxjerr “sekretet”
Kuqezinjtë dolën me një barazim me Ishujt Faroe në Air Albania, duke ruajtur vendin e parë në grupin E dhe duke u kualifikuar për “EURO 2024”, kompeticion që do të mbahet në Gjermani.
Pritshmëritë e tivozëve për të paktën një gol ishin shumë të larta por kjo nuk ndodhi. Ndeshja ishte e ngadaltë dhe me pak raste, por pavarësisht kësaj Shqipëria ka një arsye të madhe për të festuar dhe ky është kualifikimi për herë të dytë në histori, në Kampionatin Europian.
Ilvi Begolli, fizioterapisti i Kombëtares tregoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euroenws Albania se festa e kualifikimit në Evropian vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të djemtë e Kombëtares.
“Pas ndeshjes ishte festë, ajo që patë në stadium dhe pas orës 12 festuam të gjithë bashkë në një nga klubet e Tiranës, deri nga ora 4, ishin të gjithë lojtarët me familjarët. Nuk kemi qenë të kënaqur nga rezultatin se konsiderohej që ishte një kundërshtar i lehtë dhe që me këtë fitore do ishim koka e grupit, edhe me një barazim do ishim sërish koka e grupit. Por deri diku edhe vetë lojtarët me njëri- tjetrin u kuptua që edhe ata vetë nuk ishin shumë të kënaqur me rezultatin”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur