30 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit, gazetari Vukaj: Gjërat s’kanë shkuar siç duhej të shkonin

20 Shkurt 2021 | 15:45

Tri dekada më parë, shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha, duke i hapur rrugë zyrtarisht fillimit të sistemit demokratik. Në kujtim të kësaj dite, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë ka hapur ekspozitën “Rënia e një diktatori” në kuadër të aktiviteteve për  “Ditët e kujtesës”.

Hulumtuesi pranë IDMC-së dhe gazetari i Euronews.al, Erblin Vukaj thotë se edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga shkëputja me sistemin diktatorial, zhvillimi i Shqipërisë nuk është aty ku duhet. Ai shprehet se 20 shkurti, duhet të shërbejnë  për të gjithë si ditë reflektimi.

“Nuk është aty ku do të donim, nuk është aty ku ata të rinj, që nisën grevën e urisë në 1990, dhe e pasuan atë më pas me revoltën qytetare në sheshin e Tiranës. Kjo kërkon një reflektim më të thellë dhe për të kërkuar një lloj përgjegjësie se pse gjërat nuk kanë shkuar siç është dashur”, tha ai.

I pranishëm në studion e Euronews Albania, z. Vukaj thotë se nuk ishte e lehtë gjetja e dokumenteve për t’i shfaqur në ekspozitë. Sipas tij, kjo vështirësi ka ardhur për shkak se një pjesë e tyre ishin dokumente të padeklasifikuara dhe që konsideroheshin si “sekret shtetëror”.

“Na është dashur më shumë se gjashtë muaj kontakte direkte me institucionet, duke qenë edhe kohë pandemie, e kishim të vështirë të kishim kontakte direkte me Bibliotekën Kombëtare, Arkivin, RTSH etj. E vërtetë është se kemi hasur shumë vështirësi për të qasur informacione të përdorshme, në ç’kuptim të përdorshme? Ka shumë materiale arkivore, të cilat sot janë ende të klasifikuara si sekret shtetëror dhe për faktin që e kanë kaluar 30 vite, kjo është disi ironike që ende nuk është bërë një lloj procesi për të deklasifikuar këto dhe na ka rastisur që të kemi qasje në dokumente, të cilat nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe, por ne nuk mund t’i ekspozonim për faktin se nuk janë deklasfikuar. Kjo është një kambanë që i bie të gjithë shoqërisë shqiptare edhe pas 30 vitesh nuk është zbardhur ai moment, që nisi ose ishte zanafilla e demokracisë për vendin tonë”, shtoi ai.

Duke folur përballë gazetares Eksiola Shehu, hulumtuesi Erblin Vukaj thotë se nuk është bërë sa duhet për 20 shkurtin, ditë kjo, që sipas tij konsiderohet si simbolika e rrëzimit të regjimit komunist.

“Mendoj se jo, sepse nuk është ditë zyrtare në njëfarë mënyrë. Nëse kemi 8 dhjetorin si Dita e Rinisë, 20 shkurti nuk është në kalendarin zyrtar, për aq më tepër, që është simbolika e rrëzimit të diktaturës. Ekspozita do jetë një javë në kuadër të Ditëve të Kujtesës”, shtoi Vukaj.

Lexoni gjithashtu: 

Rënia e diktatorit, ambasadori gjerman Zingraf: Viktimat e diktaturës kanë të drejtën të mbahen mend

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026