Shpërthejnë lëndët kimike në Korçë, banorët në rrezik helmimi 

20 Shkurt 2021 | 16:34

Këtë të shtunë në Korçë fabrika e ish-Trikotazhit rrezikoi me shume se 10 familje në lagjen nr. 9, pas shpërthimit të disa lëndë toksike, të depozituara prej kohësh aty.

Lëndët toksike të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga vitet 90 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë ne rrezik jetën e banorëve.

Banorët e alarmuar kanë hedhur akuza ndaj autoriteteve lokale duke u shprehur se asnjë prej kërkesave të tyre nuk janë dëgjuar.

“Ne kërkojmë nga instancat që të zgjidhet sa më parë, Korça nuk është vetëm Katedralja. Këtu nuk mund të marrësh dot frymë. Njerëzit e pallatit janë një rrezik. Të merren masa menjëherë. Kemi lajmëruar policinë dhe nuk po marrin asnjë masë. Këto janë kanceroze”, tha një banor i zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026