Gjimnazi feston 100 vjetorin, cila është shkolla ku kanë studiuar Kadare dhe Agolli

21 Nëntor 2023 | 16:30

100-vjetori i çeljes së gjimnazit “Asim Zeneli” në qytetin e Gjirokastrës po kremtohet me një sërë aktivitetesh, të cilat kanë në qendër historikun dhe kontributin në vite të kësaj shkolle me traditë jo vetëm për zonën e Gjirokastrës por edhe në rang kombëtar.

Në vitin 1923 u çel Liceu Francez i Gjirokastrës që me kalimin e viteve mori profilin e një shkolle të mesme ku studionin nxënës nga rajoni i Gjirokastrës dhe më gjerë.

Në vite ky gjimnaz ka nxjerrë profesionistë në fusha të ndryshme ndërsa në bangat e tij kanë mësuar emra të tillë si Ismail Kadare apo edhe Dritëro Agolli.

“Shumë dmocione, shumë mbresa, unë falënderoj në radhs të parë ata njerëz që më besuan mua të isha mësuese e fizikës ns shkollë të mesme, në këtë gjimnaz ishte privilegj i madh, përshëndes dhe të gjithë nxënësit, të cilët më kanë respektuar dhe falë punës së tyre ne arritëm ato rezultate që bëmë historinë e gjimnazit”, është shprehur ish-mësuesja Zana Demo.

“Është nje shkollë ku u rritëm, u mësuam, u edukuam, Kjo shkollë ka nxjerrë plejada  intelektualësh nga më të mëdhenjtë kufijtë e të cilëve kanë kaluar edhe kufijtë e vendit, qoftë në politikë, letërsi, inxhinjeri, sport, art”, është shprehur ish-nxënësi Vaskë Karanxha.

“Emocion i papërshkruar në fakt sepse në këto shkallë janë ngjitur mijëra e mijëra nxënës, breza të tërë” 0.01-0.07”, është shprehur ish-mësuesjna Silvana Xuhano.

“Ky gjimnaz mbeti një burim i pashtershëm brezash të tërë, njerëzish, specialistesh, intelektualësh në të gjitha fushat e jetës, fakti është që jo vetëm për Gjirokastrën por për të gjithë arsimin në Shqipëri duhet një kujdes më i madh”, është shprehur ish-drejtori Zeman Tena.

“Ndihem e privilegjuar që jam drejtoresha e 100 vjetorit të gjimnazit por nga ana tjetër, unë  kam një përgjegjësi shumë të madhe sepse janë plejada, emra mësuesish, drejtuesish por edhe nxënësish të cilët kanë lënë gjurmë”, është shprehur drejtoresha e gjimnazit, Alma Malaj.

Aktivitetet në 100-vjetorin e këtij gjimnazi do të zgjasin përgjatë gjithë kësaj jave duke gjallëruar Gjirokastrën në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026