Dom Mark Pashkja: Enver Hoxha shfaqet hapur edhe pse shkaktar për mijëra të vrarë

22 Nëntor 2023 | 10:11

Kisha katolike shqiptare përmes një shkresë zyrtare dërguar Presidentit Bajram Begaj kërkon që të vendoset me ligj dënimi i krimeve të komunizmit.

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Kishës Katolike në Shqipëri e cilësoi të papranueshme që simbole të komunizmit dhe vetë figura diktatorit të shfaqen hapur kur ai është shkaktar për mijëra të vrarë në vend.

“Nëpërmjet kësaj letre kemi sjellë shembullin e Italisë dhe Gjermanisë, me logjikën e dënimit të krimeve të nazizmit dhe fashizmit. Qëllimi është që ndërgjegjja e shoqërisë të thërrasë drejt vlerave që çojnë vendin përpara drejt zhvillimi. Kisha gjatë veprimtarisë së saj sheh gjërat që shfaqin problematike, në këto vite kemi parë se është shfaqur pa problem figura e Enver Hoxhës edhe pse ai është shkaktar për vrasjen e mijëra të rinjve, në tekstet e historisë nxënësit marrin shumë pak njohur për krimet e komunizmit”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024