Shtyhet regjistrimi i popullsisë në Kosovë, zbardhen arsyet

22 Nëntor 2023 | 12:57

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë përsëri edhe për disa muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, që tani parashihet të fillojë në prillin e vitit të ardhshëm.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një mbledhje të Qeverisë, të mbajtur të mërkurën e 22 nëntorit, se procesi i regjistrimit “nuk është menaxhuar mirë” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka përmendur, po ashtu, edhe udhëheqjen e re të ASK-së si faktor që e ka shtyrë të propozojë shtyrjen e sërishme të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Sipas vendimit të ri qeveritar, procesi do të zhvillohet nga 5 prilli deri më 17 maj të vitit 2024.

Më 23 gusht, Qeveria kishte vendosur ta shtynte për dy muaj procesin e regjistrimit të popullsisë, dhe kishte paraparë që ai të niste më 1 nëntor.

Duke e arsyetuar atë vendim gjatë një takimi të Qeverisë, kryeministri Kurti kishte thënë se një sërë vonesash në proces e kishin bërë të pamundur nisjen e regjistrimit të popullsisë më 1 shtator.

Ai kishte thënë se procesi ishte shtyrë shkaku i rezistencës nga Komisioni Qendror i Regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Sipas regjistrimit të bërë më 2011, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1.8 milion.

Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës – Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut – pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

KQZ në Kosovë përmbyll rinumërimin e 185 vendvotimeve, pritet certifikimi i rezultateve

KQZ në Kosovë ka përmbyllur procesin e rinumërimit të 185 vendvotimeve, për të cilat ishte marrë vendim për rinumërim. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi,...
17:55 | 19/06/2026

FBK me strategji për basketbollin 3×3 drejt “Prishtina 2030”

Sekretarja e përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku ka bërë të ditur se basketbolli 3×3 po shndërrohet në një prej projekteve kryesore...
14:36 | 19/06/2026

Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë

Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i...
09:51 | 19/06/2026