EMRI| Vodhi autmjetin në Konispol, kush është 17-vjeçari pa patentë i arrestuar

22 Nëntor 2023 | 16:24

Një 17-vjeçar, i identifikuar si Erald Brahja, është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap duke drejtuar pa patent një automjet që e kishte vjedhur në Konispol.

I riu nga Librazhdi kishte vjedhur automjetin në fshatin Mursi dhe ishte larguar në drejtim të Gjirokastrës.

Falë bashkëpunimit mes Policisë së Sarandës dhe Gjirokastrës, adoleshenti u kap në flagrancë në qytetin e Gjirokastrës.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, si bashkëpunëtor në një vjedhje të kryer në një banesë në Elbasan, më datë 15.11.2023.

Policia informon se po vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026