La Liga, Messi thyen tjetër rekord me Barcelonën, por s’mjafton për të fituar ndaj Cadiz
Lionel Messi u bë të shtunën lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në La Liga me Barcelonën. Në ndeshjen kundër Cadiz ai realizoi dhe gol, por kjo nuk mjaftoi për të marrë tre pikë të plota pasi në fund Fernandez Iglesias barazoi 1-1.
Argjentinasi luajti ndeshjen e 506-të në karrierë me katalanasit në La Liga, duke thyer rekordin e ish-shokut të skuadrës Xavi. Tridhjetetrevjeçari realizoi me penallti në minutën e 32-të.
Më tej Barcelona nuk ia doli të realizojë më dhe në minutën e 89-të lëshoi vend për një gol duke i dhuruar një penallti Cadiz-it.
Vlen të thuhet se pikërisht Cadiz, u shkaktoi katalanasve humbjen e fundit në kampionat më 5 dhjetor 2020 dhe tashmë rreth tre muaj më pas u ndal atyre ecurinë pozitive prej 12 javësh pa humbje.
Ky barazim vjen pak ditë pasi Barcelona u mund 4-1 nga PSG në UEFA Champions League. Tashmë ata e shohin veten 8 pikë larg Atleticos së Madridit dhe 5 Realit – që ka dhe një ndeshje më shumë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve