UEFA ka publikuar shortin e paly-off për Euro 2024, përballje interesante

23 Nëntor 2023 | 12:38

UEFA ka publikuar shortin e skuadrave që do të luftojnë për tre vendet e mbetura në Euro 2024.

Të ndara në tre mini grupe, 10 ekipe do të luftojnë për të përmbyllur listën e 23 vendeve që do të marrin pjesë në Europianin e Gjermanisë.

Polonia do të përballet me Estoninë, ku fituesi do të ndeshet me Uellsin ose Finlandën në varësi të rezultatit mes këtyre të dyjave.

Fituesi i Izrael-Islandë, do të përballet me fituesin e çiftit Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë.

Sakaq në mini-grupin e tretë fituesi mes Gjeorgji-Luksemburg, përballet me fituesin mes Greqisë dhe Kazakistanit.

Aktualisht si rezultat i renditjes si vendet e para ose të dyta janë kualifikuar në Euro 2024, ekipet:

Shqipëria, Austria, Belgjika, Kroacia, Çekia, Danimarka, Anglia, Franca, Hungaria, Italia, Holanda, Portugalia, Rumania, Skocia, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Zvicra dhe Turqia.

Grupi A

  • Spanja dhe Skocia janë kualifikuar në finale.
  • Gjeorgjia është konfirmuar në play-off.

Grupi B

  • Franca dhe Holanda janë kualifikuar në finale.
  • Greqia konfirmohet në play-off.

Grupi C

  • Anglia dhe Italia janë kualifikuar në finale.
  • Ukraina konfirmohet në play-off.

Grupi D

  • Turqia dhe Kroacia janë kualifikuar në finale.
  • Uellsi konfirmohet në play-off.

Grupi E

  • Shqipëria dhe Çekia janë kualifikuar në finale.
  • Polonia është konfirmuar në play-off.

Grupi F

  • Belgjika dhe Austria janë kualifikuar në finale.
  • Estonia është konfirmuar në play-off.

Grupi G

  • Hungaria dhe Serbia janë kualifikuar në finale.

Grupi H

  • Danimarka dhe Sllovenia janë kualifikuar në finale.
  • Finlanda dhe Kazakistani janë konfirmuar në play-off.

Grupi I

  • Rumania dhe Zvicra janë kualifikuar në finale.
  • Izraeli konfirmohet në play-off.

Grupi J

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026