Mbulohet nga mjegulla aksi Korçë-Pogradec, situata e qarkullimit në rrugë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në segmente të caktuara të aksit Korçë-Pogradec ka pasur mjegull.
Më e dendur ka qenë në segmentin Lumalas – Grabovicë duke sjellë probleme në qarkullim në orët e para të kësaj dite. Në kushte të tilla, drejtuesit e mjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme. Policia bën me dije se gjatë orëve me prani të mjegullës, nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve dhe për rrjedhojë nuk është regjistruar asnjë aksident.
Gjatë kësaj periudhe ka pasur herë pas here prani të mjegullës jo vetëm në aksin kryesor nacional Kapshticë-Qafë Thanë por edhe në rrugët e fshatrave turistike të Dardhës e Voskopojës, si dhe në rrugët rurale të fushës së Maliqit dhe asaj të Devollit.
Dita e nesërme (e shtunë) pritet të risjellë reshje dëbore pasi temperaturat, sipas sinoptikanëve do të shkojnë deri në – 8 grade Celsius.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës