Deklarata e fortë e Zhaklin Lekatarit: Fëmijët bëhen për interes, jo nga dashuria

24 Nëntor 2023 | 09:20

Aktivistja Zhaklin Lekatari komentoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania statusin e saj i cili ka ngjallur shumë debat, se shumica e fëmijëve në Shqipëri lindin për interes, status, nevojë, frikë, por jo dashuri.

Ajo tregoi se shumë nëna i kanë shkruar për t’i thënë se s’mund të flasë për këtë temë, pasi s’mund ta kuptojë dashurinë prindërore, gjë që e ka tronditur, pasi sipas saj mjafton të jesh njerëzor për ta kuptuar dashurinë, pa pasur nevojë të riprodhohesh.

“Kur shoh njerëzit rreth meje dhe mënyrën se si zhvillohet nga ana shoqërore dhe nga ana emocionale shoqëria jonë, patjetër që trishtohem dhe pyes veten, përpos një shoqërie që bërthamën e saj nuk e ka te dashuria, patjetër që nuk do zhvillojë dashuri dhe nuk do të dhurojë dashuri. Një shoqëri e cila komunikon përmes dhunës, mallkimit, poshtërimit, a mund të prodhojë dashuri?” – u shpreh Lekatari.

Ajo kujtoi protestat që bëhen, duke përmendur këtu protestën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopsht, duke thënë se është absurde që shoqëria kërkon dhunën ndaj edukatores, para zgjidhjes reale të problemit. Në këto kushte, Lekatari shton se e ka të pamundur të mendojë që jeton në një shoqëri që e dashuron jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024