Nxori thikën dhe donte t’i vriste vëllain, si ofeceri plagosi me armë 34-vjeçarin
Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me konfliktin e ndodhur të enjten në zonën e Vorës, ku mbetën të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me thikë.
Policia bën me dije se i plagosuri me armë zjarri Erald Hoxha, ka tentuar të vrasë me thikë një person që ndodhej brenda një automjeti.
Objektiv që 34-vjeçari donte të vriste është shtetasi 24-vjeçar, Kidi Muzhaqi. Ndërkohë që motivet e këtij konflikti nuk dihen ende nga autoritetet.
Në momentin që 24-vjeçari Muzhaqi goditet me thikë, vëllai i tij, oficeri i ushtrisë Ermal Muzhaqi, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur Hoxhën.
Policia ka bërë arrestimin e Erald Hoxhës dhe oficerit të ushtrisë si dhe ka sekuestruar armët e krimit dhe telefonat celularë të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
“Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H. i është afruar automjetit me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë shtetasit K. M. dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë shtetasin K. M. Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M. (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, shtetasin E. H.
Shtetasit K. M. dhe E. H. ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë këtë të premte.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në