Të pezullohet vetingu në polici, nga 300 grada të larta deri tani në “sitën” e vlerësimit 37 drejtues
Katër deputetë socialistë dhe 1 i opozitës parlamentare kërkojnë pezullimin e vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Kjo strukturë do të kryejë filtrimin e të gjithë efektivëve të nivelit bazë në policinë e shtetit.
Pezullim i procesit të vetingut në polici deri në përfundimin e vlerësimit kalimtar të punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Është ky projektligji i propozuar nga 4 deputetë socialist‰ dhe një i opozitës parlamentare që pritet t’i kalojë Kuvendit për shqyrtim.
Sipas projektligjit, i cili mban firmën edhe të kryetares së Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj diçka e tillë bëhet në mënyrë që Komisioni i Jashtëm i vlerësimit të fokusohet tek vetingu i SHÇBA-së si strukturë që do të fusë në sitë më pas të gjithë efektivët e nivelit bazë në policinë e shtetit.
Ky ndryshim thuhet në projektligj, do të shërbente si një analizë më e thelluar procesin si dhe për të zgjidhur një sërë problematikash të evidentuara edhe nga partneret ndërkombëtarë në fushën e rendit dhe sigurisë.
Si ligji ekzistues ashtu dhe ndryshimi i tij sipas deputetëve ka një vakum juridik që lidhet me mos-parashikimin e afatit apo kohës kur SHÇBA duhet të fillojë procesin për filtrimin e efektivëve të policisë.
Edhe në raportin e GRECO të publikuar në muajin tetor thuhej se procesi aktual kalimtar i vetingut duhet të zëvendësohet me një mekanizëm për vlerësimin e integritetit të personelit rregullisht gjatë karrierës së tyre dhe për qëllimin e ngritjes në detyrë dhe vetingu kalimtar duhet të përqendrohet në funksionet më të ekspozuara.
Deri më tani, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit qëkur ka filluar punën deri ka përfunduar procesin e vlerësimit kalimtar vetëm për 37 subjekte nga 300 grada madhore, ritëm ky që ka marrë kritika dhe nga deputetët e mazhorancës të cilët kanë propozuar përshpejtim të procesit.
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve