Rinovimi i kartave ID, Çuçi: Bashkë me KQZ-në po shqyrtojmë mundësinë e shtyrjes së afatit
1,062,000 shtetas rrezikojnë të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve.
Më 17 shkurt, opozita e bashkuar nëpërmjet një letre drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarit të KQZ, Ilirian Celibashi si dhe në dijeni ambasadorëve të ShBA, BE, OSBE, kërkoi marrjen e masave për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë, deri më 30 Prill 2021.
Në letrën e firmosur në emër të opozitës nga Gazment Bardhi ngrihej shqetësimi për kontestimin e një numri të madh të shtetasve shqiptarë të cilëve u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik dhe pasaportës biometrike dhe që janë në pamundësi, përfshirë atë ekonomike për ta rinovuar atë.
Një javë pas kësaj kërkese ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi gjatë një deklarate për mediat deklaroi se kërkesa e opozitës po shqyrtohet me vëmendje, ndërsa njoftoi se vendimi do të merret pasi KQZ të japë opinionin e saj.
Sipas Gjendjes Civile gati 25% e qytetarëve me të drejtë vote aktualisht u ka skaduar mjeti i identifikimit, ndërsa deri më 25 prill ky numër pritet të rritet.
Lexoni gjithashtu:
Rregullat anti-covid për fushatën, Çuçi: Porosia është e qartë, s’do tolerohet askush
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq