Pacienti humbi jetën nga neglizhenca, Prokuroria Fier dërgon në gjyq pesë mjekë

27 Nëntor 2023 | 09:59

Prokuroria Fier dërgon në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Konkretisht ka dërguar në gjyq mjekët, Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani, Ndriçim Bala, të cilët akuzohen për veprën penale  “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj i cili më pas ka ndërruar jetë.

I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe ska marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.

Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambjentet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marjen e mjekimit.

“…nga dokumentacioni i administruar në kartelën mjekësore pranë spitalit Rajonal të Vlorës, rezulton se shtetasi Bledar Sherifaj ka shkuar i vdekur në ambjentet e këtij spitali…”-thuhet në dosjen hetimore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026