Shifrat mbeten të larta, 15 të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë thotë se 15 pacientë të infektuar me Covid-19 kanë humbur jetën si dhe janë zbuluar 1021 raste të reja.
Këtë të martë është hapur pavioni i dedikuar COVID në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi I pacientëve me COVID-19, përpos 4 spitaleve COVID në Tiranë. Në spitalet Covid po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Shqipëria nga fillimi i pandemisë numëron 1 696 të vdekur dhe mbi 102 mijë të konfirmuar pozitivë. Qarku më i prekur nga coronavirus është Tirana, e cila kryeson si për numrin e vdekjeve ashtu dhe për të infektuarit.
Teksa vendi ka hyrë në muajin e 12-të të pandemisë së COVID-19, të dhënat zyrtare të përpunuara nga Euronews Albania tregojnë për dyfishim të rasteve me infeksion gjatë 30 ditëve të fundit.
Në periudhën dhjetor-janar autoritetet patën pikasur rreth 16,500 raste me infeksion, ndërsa gjatë muajit janar-shkurt u pikasën 31,000. Vihet re se gjatë kësaj periudhe autoritetet kanë pothuajse dyfishuar mesataren e testeve ditore – nga 2,300 në 4,100 – çka mund të justifikojë dhe këtë rritje.
Sidoqoftë shqetësues mbetet fakti se pozitiviteti ndër të testuarit për COVID-19 ka pësuar rritje nga 22.8% në periudhën dhjetor-janar në 24.2% në periudhën janar-shkurt.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë