Muhamet Hajrullahu: Nëse Vetëvendosja nuk përmbush premtimet, do e kenë vështirë para publikut

23 Shkurt 2021 | 18:05

Zgjedhjet e fundit në Kosovë nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, duke dhënë kështu shumë zgjidhje, por ngritën edhe shumë pikëpyetje. Për të folur në ‘Balkan Talks’, në Euronews Albania për mënyrën si do ta drejtojë vendin Albin Kurti dhe prioritetet e qeverisë së re ishin Resul Sinani, pedagog komunikimi dhe kryeredaktori i Telgrafi.com, Muhamet Hajrullahu.

“Sigurisht është fitore bindëse dhe nuk priste asnjë këtë fitore, e cila është fitorja më e madhe që pas luftës. Këtë herë, për pritshmëritë qytetarët kanë një adresë dhe jo koalicione. Në qeverisje do jenë  edhe minoritetet dhe idetë Vetëvendosja duhet t’i realizojë vetëm. Në këtë mënyrë nuk do ndajë suksesin, por do mbajë përgjegjësi për dështimin”, – thotë pedagogu Sinani.

Ndërsa gazetari Hajrullahu mendon se nëse nuk përmbush programin që ka shpalosur në fushatë, Vetëvendosja do e ketë të vështirë të qeverisë sërish.

“Natyrisht që nëse nuk përmbushin detyrimet ata do e kenë vështirë para publikut, pasi edhe 10 vit në opozitë kanë bërë thirrje për kapjen e institucioneve të Kosovës”, – shprehet kryeredaktori i Telegraf.com.

Gazetari Hajrullahu jep mendim se si do jetë qeveria e re, bazuar në atë që ka parë në 50 ditët e qeverisë së parë të krijuar nga z.Kurti.

“Vetëvendosja prej asaj që pashë ishte një tentativë duke vendosur në pushtet njerëz të afërt me ta. Për këtë ata u shprehën se janë të përkohshme dhe me një konkurs do dalin të tjerët, por unë kam rezervat e mia për këtë. Votuesit nuk presin më 20 vite për të ndryshuar qeverinë”, – thotë gazetari Hajrullahu.

Pedagogu Sinani ndalet te prioritet e qeverisë Kurti dhe mendon se duhet të fokusohen te Kosova, përveç dialogut.

“Ky është prioriteti i Kurtit, po a do ketë kohë që të merret me luftën ndaj korrupsionit. Pasi këtë do ja prishë dialogu se fokusohen te ai, i cili prodhon vetëm kriza dhe ka shkurtuar mandatet e qeverive”, – thotë pedagogu i komunikimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026