Rama: 33% e buxhetit për kujdesin social, bonusi i pensionistëve jepet brenda…
Kryeministri Edi Rama nga Vlora, ku ndodhet për Asamblenë e Zgjeruar të PS, tha se 33 për qind e buxhetit të 2024 shkon për kujdesin social, përfshirë edhe pensionistët.
Rama u shpreh se bonusi i fundvitit për pensionistët do të nisë të shpërndahet brenda disa ditëve
“Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi vendosur 250 milion euro të tjera për pensionistët. Do të donim që kjo shumë të ishte edhe më e madhe, por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk duhet harruar që e para numri i pensionistëve është shumë i lartë dhe e dyta gropa e madhe ndër dekada krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është një gropë ende e pambyllur. Në buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për përkujdesin social, përfshirë edhe pensionistët. Ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht se kemi një situatë financiare më të mirë, do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do të nisë shpërndarje e bonuseve”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West