Numër rekord incidentesh antisemitike në Gjermani pas nisjes së luftës Izrael-Hamas

28 Nëntor 2023 | 12:34

Plot 994 incidente antisemitike u raportuan në Gjermani në muajin e parë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky numër shënon 29 raste në ditë, 320% më shumë incidente krahasuar me mesataren ditore në vitin 2022, raportoi Shoqata Federale e Departamenteve për Kërkime dhe Informacion mbi Antisemitizmin (Rias), në Berlin, të martën.

Vlerësimi mbulon periudhën nga 7 tetori deri më 9 nëntor 2023.

Shumë hebrenj përjetuan incidente antisemitike në përditshmërinë e tyre dhe ndjenë pasiguri, tha Rias.

Në 59 raste, incidentet kanë ndodhur në zonat e banimit. Në Giessen dy burra u futën me forcë në banesën e një izraeliti për të hequr një flamur izraelit të varur në dritare.

Antisemitizmi dhe propaganda anti-izraelite janë gjithashtu në rritje në universitete ku u raportuan 37 incidente.

Sipas studentëve hebrenj, ata u fajësuan nga studentët e tjerë për veprimet e Izraelit. Madje, disa kanë ndaluar së shkuari në universitet.

Shifrat janë alarmante, por jo befasuese, tha Hanna Veiler, presidente e Unionit Studentor Hebre në Gjermani.

“Hebrenjtë e rinj kanë raportuar në vazhdimësi që nga 7 tetori se sa është rritur antisemitizmi që ata perceptojnë në jetën e tyre të përditshme, veçanërisht në kontekstin universitar”, tha ajo.

Qendrat e raportimit Rias regjistruan 177 tubime antisemitike në mbarë vendin.

“Sukseset propagandistike të Hamasit kanë një ndikim më të madh në numrin dhe rrjedhën e demonstratave në Gjermani sesa veprimet të vetë ushtrisë izraelite”, tha drejtori menaxhues i Rias, Benjamin Steinitz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026

Negociatat me LVV, pse po hesht PDK? Analisti: Pritet me padurim gjyqi për krerët e UÇK

Analisti Valon Berisha, i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës, PDK, po kalon një lloj anomalie të...
10:37 | 26/06/2026

Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët

Një sherr masiv është regjistruar mes disa personash në Obiliq në Kosovë. Policia bën me dije se tre persona janë sulmuar fizikisht nga tre persona...
09:57 | 26/06/2026