Incident diplomatik Britani-Greqi, Sunak anulon takimin me Mitsotakis
Një incident diplomatik është verifikuar mes qeverisë britanike dhe asaj greke për shkak të skulpturave të Partenonit, që aktualisht ndodhen në Muzeun Britanik.
Kryeministri grek Qirjakos Mitsotakis do të takohej me homologun Rishi Sunak në Londër, por Doëning Street e anuloi takimin në minutën e fundit.
Kreu i qeverisë helene u shpreh “shumë i zhgënjyer” nga ky vendim i papritur dhe refuzoi një takim alternativ me zëvendës kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar.
Anulimi erdhi një ditë pasi Mitsotakis tha për BBC se skulpturat e lashta greke prej mermeri duhet t’i rikthehen Greqisë. Ai u shpreh se, mbajtja e një pjese të tyre në Londër dhe pjesës tjetër në Athinë ishte njësoj me ndarjen në dysh të Mona Lizës.
“Jam i zhgënjyer që takimi u anulua pak përpara kohës së caktuar. Ata që besojnë tek korrektesa dhe e drejta e posteve që mbajnë nuk hezitojnë kurrë të angazhohen në mënyrë konstruktive në një debat”, deklaroi Mitsotakis.
Kreu i qeverisë greke vlerësoi se Greqia dhe Britania kanë lidhje të vjetra miqësie dhe se qëllimi i takimit dypalësh ishte trajtimi i një sërë çështjeve.
“Qëndrimi ynë sa i takon skulpturave të lashta është i njohur. E kisha thënë se për këtë çështje do të angazhohesha në bisedime me kryeministrin britanik, sikurse për çështje të tjera me interes global si situata në Gaza, ajo në Ukrainë, kriza e klimës dhe emigracioni”, shtoi Mitsotakis.
LEXONI GJITHASHTU:
BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
Vala e të nxehtit në Evropë, shënohet viktima e parë në Itali. 16 qytete në gatishmëri të lartë
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së