”Rreth 23 mijë gjoba për maskat nuk janë shtuar në faturën e dritave”, Elton Sevrani tregon arsyet
Administratori i Furnizuesit të Shërbimit Universal në Tiranë, Elton Sevrani tregoi në Euronews Albania se shtimi i gjobës së COVID-19 në faturën e energjisë elektrike u vonua me 2 muaj për shkak se ishte një proces që kërkonte kohë.
“Duke qenë se kishim të bënim me një proces për të ndërhyrë në faturën e furnizimit me energji elektrikë, u detyruam në përputhje me rregullat e prokurimit publik, që të shtonim këtë zë. Kjo mori kohën e saj. Në muajin janar formati i faturës ka qenë i gatshëm duke përfshirë edhe zërin e gjobës COVID-19”, u shpreh ai.
Zoti Sevrani tha se deri më tani janë sjellë nga Policia pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal 58 mijë e 500 gjoba.
Ai theksoi më tej se rreth 23 mijë gjoba janë kryer mbrapsht për shkak të probleme që kanë pasur me ID ose për shkak të mungesës së një kontrate me OSHEE-në.
“Në sistem janë hedhur 2 mijë gjoba. Deri më tani rreth 90-100 gjoba janë paguar”, u shpreh ai.
Ndërkohë të gjithë gjobat që kthehen nga OSHEE, duhet të paguhen në stacionet policore.
Lexoni gjithashtu:
Afro 1.6 mln euro, nis ‘vjelja’ e gjobave për maska, OSHEE fillon faturimin
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)