Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani Erald Kapri
Historiani Erald Kapri tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se shqiptarët duhet të dinë se Shqipëria u krijua si shtet falë një elite kombëtare dhe përpjekjeve të saj të vazhdueshme.
Sidoqoftë ai sqaroi se Shqipëria nuk do të krijohej nëse vendet europiane nuk do të thoshin po.
“Fill pas shpalljes së pavarësisë, në Vlorë, të gjitha fuqitë e mëdha europiane e pranuan që të ketë një shtet të pavarur shqiptar ndonëse nisën diskutimet se sa i madh do të jetë e si do të jetë derisa vendosën të jetë një principatë me një princ europian.
Kështu në jemi një projekt në Europë dhe duhet të jemi mirënjohës sepse ka dhe kombe të tjera që kanë luftuar më fort se shqiptarët, si kurdët për shembull dhe nuk e kanë shtetin e tyre. Duhet ta shohim historinë dhe më në kontekst. Pa rolin e Austro-Hungarisë e cila kishte një interes thelbësor të krijonte shtetin shqiptar, Shqipëria nuk do të ishte krijuar,” – u shpreh Kapri.
LEXONI GJITHASHTU:
Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev
- 16:18 Katari dhe Pakistani diskutojnë zhvillimet në Lindjen e Mesme, pjesë nga bisedimet
- 16:16 Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit